Lajme

MPB tregon sa të gjata janë pritjet në pikat kufitare të Kosovës

By FerizajPress

July 03, 2018

Me fillimin e korrikut, edhe numri i mërgimtarëve që vijnë për pushime në Kosovë ka filluar të rritet. E me ardhjen e tyre, padyshim që edhe kolonat e pritjet nëpër pikat kufitare janë të pranishme, shkruan Indeksonline. Kështu, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë nisur pritjet nëpër kufi, ndonëse me pak minuta. Si zakonisht prin pika kufitare e Merdarës, pastaj Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Vërmica etj. Kolona më e gjatë është 50 metra në Merdarë dhe Vërmicë në hyrje, kurse në dalje është 20 minuta. /Indeksonline/