Ferizaj

MPB sqarohet lidhur me incidentin e ministrit Mustafa me një këshilltar

By FerizajPress

March 01, 2019

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar lidhur me raportimin se ministri Ekrem Mustafa është përleshur fizikisht me këshilltarin e tij.

Në reagimin e ministrisë thuhet se “Për informim objektiv të publikut, ministri vijon të ketë bashkëpunim të fuqishëm me ekipin dhe gjithë stafin e ministrisë dhe agjencive të MPB-së, për çka u është falënderues dhe mirënjohës për punën e mirë të cilën e bëjnë në baza ditore”.

“Të qenit autoritet publik dhe përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, na detyron ligjërisht dhe moralisht të ndjekim afër raportimet e mediave si bashkëpunëtor kryesorë në përmbushjen e detyrave.

Çfarëdo raportimi i tillë i pavërtetë dhe tendencioz si ky i apostrofuar në këtë reagim, nuk e zbehë, por përkundrazi e betonon fuqishëm vlerësimin dhe konsideratën e lartë për gazetarinë profesionale, të lirë dhe të pavarur”, thuhet ndër tjerash në reagim.