Show Biz

Mozzik tregon se kush është këngëtarja më e mirë shqiptare sipas tij

By FerizajPress

September 18, 2019

Mozzik duket se ende ka dashni për ish-kolegen e tij në labelin ‘On Records’.

Kida dhe Mozzik ishin ndër artistët e parë që gjetën suksesin me labelin e tyre të dikurshëm, On Records.

Dyshja kanë bashkëpunuar në shumë projekte, ndërsa kanë bërë edhe këngë bashkë.

Mirëpo, tani të dytë janë larguar nga ky label, duke ndjekur karrierën e tyre ndaras.

Megjithatë, Mozzik ende po vazhdon ta vlerësojë Kidën, madje duke thënë se ajo është ‘këngëtarja më e mirë në trojet shqiptare’.

Mozzik e ka thënë këtë duke iu përgjigjur një pyetjeje që i është bërë në Instagramin e tij nga një prej ndjekësve të tij.