Loredana mbrëmë ka qenë e ftuar në emisionin “NIN” ku edhe ka folur si kurrë më parë për ndarjen nga reperi, Mozzik me të cilin ka një vajzë.
Ajo u shpreh se vazhdon ta respektojë dhe të ketë raporte të mira me reperin pasi në fund të fundit ai është babai i vajzës së saj.Por, deklaratat e reperes, Mozziku i ka quajtur gënjeshtra, madje se ajo po përdor emrin e Hanës për t’u viktimizuar.Reperi ka bërë një reagimi të gjatë përmes disa postimeve menjëherë pas intervistës së Loredanës.
“Ti je nanë, e një nënën nuk i ka hije me gënjy, sepse është ligësi.. e një nanës nuk i ka hije me gënjy. E atë engjullin e vogël mos e përdor me u viktimizu, me u bë viktimë, kinse e dashur.. çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit.
Sepse është fëmijë ende, normal që e don të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë! Mua më njef ti, familja jote, rrethi yt kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin edhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë por ja që te ti po njifka sepse je shumë e re në këtë lëmi”, ka shkruar ndër tjera Mozziku.
Më poshtë postimet e Mozzik: