Ferizaj

Mozzik: Në qoftëse çiftelisë së Kosovës iu paska kput teli, me ia ngjit din veq Kadri Veseli

By FerizajPress

September 08, 2019

Njëri ndër reperët më të suksesshëm në vend, ka treguar dukshëm simpatinë e tij ndaj Kadri Veselit.

Veseli i cili njëherit është kandidat edhe për kryeministër nga radhët e PDK-së, dukshëm ka përkrahen edhe nga artisti Mozzik, shkruan Indeksonline.

Është vet reperi në fjali ai i cili me anë të një statusi ka treguar se ka shumë besim tek Veseli, sa i përket qeverisjes.

Sipas tij, i vetmi që di t’i zgjedhë problemet dhe sfidat e Kosovës në të ardhmen është Veseli.

“Në qoftëse çiftelisë së Kosovës iu paska kput teli, me ia ngjit din veq Kadri Veseli”, ka shkruar ai krahas fotografisë në llogarinë e tij në Facebook.

Vlen të përmendim faktin se Mozzik edhe më tej vazhdon të jetë njëri ndër reperët më aktiv të skenës muzikore shqiptare.