Ferizaj

Mozzik i bashkohet thirrjes së Labit për protestë nesër në Ferizaj

By FerizajPress

November 12, 2020

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka kundërshtuar masat e reja antiCOVID-19 dhe ditën e nesërme (e premte) paralajmëroi sërish një protestë në qytetin e tij.

Ai theksoi se duhet organizuar kjo protestë, duke shtuar se një situatë e tillë nuk duhet të tolerohet më.

Thirrjen për protestë e ka përkrahur edhe reperi Mozzik, i cili së fundmi përmes një postimi të ndarë në InstaStory deklaroi se do të dalë së bashku me Labin dhe qytetarët e vendit të tyre.

“Shihemi nesër në ora 11:00 para sheshit të Ferizaj”, ka qenë mbishkrimi sipër fotografisë.

Labi njëherësh mori mbështetje edhe nga shumë artistë të tjerë e qytetarë që jetojnë dhe veprojnë në Ferizaj, ndonëse protesta u paralajmërua të mbahet edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Theksojmë që Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja antiCOVID, të cilat do të hyjnë në fuqi nesër (e premte) nga ora 18:00.