Ferizaj

Mozzik dhuron 2500 euro, ndihmë për Aurora Krasniqin

By FerizajPress

July 11, 2018

Reperi ferizajas Gramoz Aliu-Mozzik, ka dhuruar 2500 euro për të ndihmuar në shërimin e Aurora Krasniqit. Në aksioni për grumbullimin e mjeteve për shërimin e Aurora Krasniqit të cilin kohëve të fundit është angazhuar kënëgëtari ferizajas Labinot Tahiri po i përgjigjen shumë personalitete publike nga të gjitha nivelet në Kosovë. Por si duket, bazuar në publikimet që po I bënë Labi, deri më tani shumën më të madhë e ka dorëzuar reperi ferizajas Gramoz Aliu-Mozzik. Labi përmes rrjetit social Instagram ka bërë publike faturën të cilën Mozzik e ka paguar sot në llogari të Aurora Krasniqit në vlerë prej 2500 euro. Aurora Krasniqi vuan nga Leukemia dhe për shërimin e saj nevojitet shuma prej 150 mijë euro.