Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat,Manchester United ka fituar vetëm 1, atë me Leicester në “Old Trafford”, ndërkohë që në klasifikim kjo skuadër është në vendin e 7, jashtë zonës Europiane.
Statistikat e shënuara deri tani tregojnë një përkeqësim të situatës në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur në stol ishte Louis Van Gaal.
Sezonin e kaluar, pas 8 javëve të para, “Djajtë e Kuq” të Van Gaal ishin në vendin e 3 të renditjes me 16 pikë, aq sa edhe Arsenali dhe vetëm 2 pikë larg rivalëve tëManchester City. Këtë sezon, Manchester United ka 14 pikë dhe ndodhet 4 pozicione më poshtë e për ë tepër me 5 pikë më pak se Citizens e Arsenali.
Këtë sezon, Manchester United ka shënuar më shumë gola 13, ndërkohë që 1 vit më parë ishte në kuotën e 12 golave, ndërsa në pasiv numri i golave të pësuar është 8, po aq sa edhe në 2015/2016.
Për më tepër, në Anfield, Manchester United e zotëroi topin për 35% të kohës, shifra më e ulët e shënuar në Premier League që nga momenti i regjistrimit edhe të kësaj statistike.
.