Jose Mourinho do të rikthehet si menaxher, por vetëm për një ndeshje.
Ish strategu i Chelseas është emëruar selektor i Anglisë për duelin e Soccer Aid, ku për asistent do ta ketë menaxherin e Sunderlandit, Sam Allardyce dhe këngëtarin Robbie Williams.
Mourinho do të luajë kundër ekipit të botës, të drejtuar nga Claudio Ranieri, raportojnë mediat angleze, përcjell “Lajmi.net”.
“Dua të bëhem trajneri i parë që fiton trofeun e Soccer Aid me të dyja ekipet, Anglinë dhe ekipin e botës”, deklaroi Mourinho, i cili e fitoi duelin në drejtim të ekipit të botës më 2014.