Sport

Mourinho i sigurt: Do të marr drejtimin e këtij ekipi

By FerizajPress

April 12, 2016

Jose Mourinho ka folur rreth klubit të tij të ri.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, së fundmi përveç zërave që e lidhnin atë me një kalim në United, është lidhur edhe me një rikthim të mundshëm në Real Madrid, mirëpo portugezi i ka mohuar këto zëra.

Mourinho ka thënë se është i sigurt se do të jetë trajner i ri i Manchester Unitedit sezonin e ri, përcjell Gazeta Blic nga “ESPN”

Sipas burimeve të afërta me portugezin, Mourinho është shprehur se do të marrë drejtimin e United, përkundër raportimeve se Louis Van Gaal do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

Madje, mësohet se ish-menaxheri i Chelseat tashmë ka filluar të bëjë gati planet për punën e tij të re në ‘Old Trafford’

ESPN raporton se portugezi dëshiron së paku pesë blerje të reja te klubi i tij ri. /Gazeta Blic/