Sport

‘Mourinho e ka filluar punën në Manchester United’

By FerizajPress

April 04, 2016

Jose Mourinho tashmë thuhet se veç e ka nisur punën e tij në Manchester United.

Sipas gazetarit të respektuar italian, Fabrizio Romano, Jose Mourinho e ka filluar punën e tij për transferimet që do t’i bëjë te klubi i tij i ri Manchester United, transmeton Gazeta Blic.

Tekniku portugez është lidhur vazhdimisht me punën e trajnerit të United që prej kur u shkarkua nga Chelsea në dhjetor, dhe pritet të emërohet zyrtarisht trajner në javët në vazhdim.

Fabrizio Romano ka deklaruar se Mourinho veç ka filluar punën e tij si trajner, ani pse nuk e ka marrë zyrtarisht rolin.

Besohet se Mourinhos do t’i dhurohen të ardhura të mjaftueshme për ta përforcuar klubin nga ‘Old Trafford’ në merkato.

Raportohet se Mourinho do të synojë ta forcojë mbrojtjen, ndërsa në listën e tij të synimeve kryesore për afatin kalimtar poashtu do të jetë një sulmues.

Trofeu i fundit i fituar nga Manchester United ishte nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, dhe portugezi Mourinho është zgjedhja numër një e ‘Djajve të Kuq’ pikërisht për këtë arsye. /Gazeta Blic/