Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë celsius.
Shtypja atmosferike do të shënoj rënie graduale por nuk do të bien nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.