Lajme

Moti sot dhe nesër

By FerizajPress

September 18, 2018

Deri në fund të kësaj  jave pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Në orët e pasditës mund të ketë vranësira kalimtare, kryesisht në pjesën perëndimore te vendit, kurse temperaturat do të lëvizin në mes 11 e 27 gradë Celsius. Të mërkurën pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët, ndërsa temperaturat do të sillen në mes 10 e 28 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, deri në fund të kësaj  jave pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Vranësira kalimtare mund të ketë në viset malore, kurse në mëngjes temperaturat do të sillen në mes 9 e 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalja ditore mund të arrijë deri në 28 gradë Celsius./