Lajme

Moti për pesë ditët e ardhshme

By FerizajPress

August 12, 2018

Nga e mërkura priten kushte tjera meteorologjike, meqë masat e ngrohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore dhe jugperëndimore e vendit, me vete do të sjellin edhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

Sa i përket fushave barike nuk do të kemi luhatje të mëdha, me vlera minimale nën normalen dhe me 1-3 milibar mbi vlerat e normales, ndërsa në fushat termike do të kemi rënje të temperaturave për 2-4 gradë Celsius nga mesi i javës.

Indeksi UV mbetet në shkallë të rrezikshmërisë, prandaj këshillat e mjekut për t’u mbrojtur nga rrezet direkte të diellit mbeten në fuqi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.