Moti i duhur nëse do bëni plazh në bregdetin shqiptar

By FerizajPress

August 11, 2016

Kushtet e qëndrueshme të motit do të vijojnë edhe gjatë pjesës së dytë të ditës duke bërë që kthjellimet të jenë prezent, por nuk përjashtohen edhe vranësira të herë pas hershme. Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të motit.

Sipas “MeteoAlb”, për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare dallgëzimi do të jetë deri në 2 ballë.

.