Lajme

Mot i vranët e me shi në pesë ditët e ardhshme

By FerizajPress

May 15, 2016

Në pesë ditët e ardhshme, në Kosovë do të jetë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell e të shoqëruar me reshje shiu, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Dita e hënë dhe e marte do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-14 grade Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 16m/s.

Nga dita e mërkurë, fushat barike do të jenë paksa më stabile, kështu që do të krijohen kushte për mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Të premten pritet të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryje erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/