Ferizaj

Mot i ftohtë në dy ditët e ardhshme, këto janë temperaturat që do të mbizotërojnë në Kosovë

By FerizajPress

February 11, 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat më të ulta do të mbizotërojnë ditën e shtunë, ku do të arrijnë deri në -9.

“Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Të shtunën masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s’, thuhet në njoftimin e IHMK’së.