Lajme

Moska në mbrojtje të VMRO-së: Opozita maqedonase nxit konflikt, përkrahet nga jashtë

By FerizajPress

April 15, 2016

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar në lidhje me situatën politike në Maqedoni. Duke shprehur shqetësim për eskalimin e situatës, Moska zyrtare u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike për dialog. Sipas MPJ-së ruse, fajin për përshkallëzimin e situatës në vend e ka opozita maqedonase, e cila është e përkrahur nga jashtë.

“Konstatojmë se opozita maqedonase përsëri është bërë instrument i nxitjes së konfliktit të brendshëm politik, mes tjerash me përkrahje nga jashtë, me qëllim që të mos mbahen zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor të cilat paraqesin daljen e vetme demokratike dhe legjitime nga kriza e gjatë. Mbajtja e zgjedhjeve është dakorduar që në verën e vitit 2015, me ndihmën aktive të SHBA-ve dhe BE-së, dhe partnerët perëndimor duhet t’i respektojnë marrëveshjet e arritura dhe detyrimet e tyre që I kanë marrë përsipër në atë kontekst”, thuhet në reagimin e Moskës, transmeton TV Shenja.