Lajme

“Moska erdhi në një përfundim të tmerrshëm – Shtëpia e Bardhë mbron ISIS-in”

By FerizajPress

September 18, 2016

Kjo është thënë nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në një televizion rus.

“Në qoftë se ne kemi pasur dyshime më parë se SHBA mbron organizatën al-Nusra, tani, pas sulmeve të sotme ajrore mbi ushtrinë siriane, vijnë në përfundim të tmerrshëm – Shtëpia e Bardhë mbron ISIS-in”, tha Zakharov, transmeton lajmi.net.

Ai tha së “kjo është arsyeja pse pala amerikane nuk pajtohet me publikimin e marrëveshjes ruso-amerikane për Sirinë.”

“Ne do të kërkojmë një shpjegim nga Uashingtoni – nëse kjo është politikë e qëllimshme për mbrojtje, apo është gabim”, tha Zakharov.

Moska ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të OKB-së për sulmet ndaj koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi ushtrinë siriane në lindje të Sirisë, ku, sipas ushtrisë siriane mbetën të  vranë 62 ushtarë sirianë dhe rreth 100 të tjerë u plagosen. /Lajmi.net/