Lajme

Mos u nisni për Brezovicë, nuk kalohet

By FerizajPress

January 26, 2019

Të gjithë ju që keni bërë plane që vikendin ta kaloni në Brezovicë, një gjë e tillë sot së paku është e pamundur.

Rruga që dërgon në qendrën e skijimit është e pakalueshme për shkak të borës që ka shkaktuar vështirësi qarkullimi.

Situata në qendrën turistike është rënduar orëve të fundit pas reshjeve të vazhdueshme dhe temperaturave të ftohta që po mbretërojnë aktualisht. /Indeksonline/