Lajme

Mos i beso Isës, i thotë Çun Lajçi presidentit Thaçi

By FerizajPress

February 20, 2017

Ai këtë informacion e ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ku ka thënë se Thaçi nuk duhet t’iu besojë Isa Mustafës dhe siç i i quan ai lakmiqarëve tjerë, transmeton lajmi.net

“Mos i beso Isës e as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asni shekull i Malit të Zi s’ka qenë. Pastaj folëm edhe për Ramushin dhe për letrat e randa që i adresova në emnin e tij e të Isës”, ka shkruar aktori i njohur në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Ju nuk e besoni, por unë qëllova rastësisht ne Sëwss Diamond ku ai po pinte kafe.

Unë me Çakorrin Ai me Presidencën

Dhe u takuem pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë unë Drelaj. Drenicë e Rugovë dhe shqiptarqe u përshendetem e folem. Me shaj tha për Çakorrin. I thashë, unë për atdheun ha m… por si njeri e shqiptar të rrespektoj – edhe si President, por Çakorri asht i yni dhe nuk falet. Mos i beso Isës as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asnji shekull i Malit ZI s’ka qenë. Pastaj folem pêr Ramushin dhe për letrat ” e randa ” që i adresova në emnin e tij e të Isës. Vazhdo e shkruej me tha, se unë i besova komisionit dhe e nënshkrova. Gabim bane i thashë. Dhe bamë fotografi e kafën e pagoi Ramushi n’ Francë. P.S Unë mbetem Çakorr, Ai President.