Lajme

Mos gaboni ta hani mishin e pulës nëse i vëreni këto shenja (Foto)

By FerizajPress

February 06, 2017

Aktivistët në organizatën “Compassion in World Farming” kanë nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me një fenomen të quajtur “vijat e bardha”, që prek zakonisht pjesën e gjoksit të pulës, i cili përdoret masivisht për fileto. Sipas një studimi të ndërmarrë në vitin 2013, i publikuar tek revista italiane” Animal Science”, vijat e bardha janë shenja të një çrregullimi muskulor që shfaqet përgjithësisht në pjesën e gjoksit të pulave. Ky çrregullim, shton përmbajtjen dhjamore me 224% dhe ul ndjeshëm përmbajtjen proteinike. Një tjetër studim i ndërmarrë në të njëjtin vit arriti në të njëjtin konkluzion.

A) Vijëzim normal, b) vijëzim i moderuar, c) vijëzim jashtë normave

Mund t’i keni vënë re këto shenja tek filetot e pulës. Ky çrregullim shfaqet në formën e vijave gjatësore të bardha që shkojnë paralelisht me muskulin. Sipas një studimi të vitit 2016 nga Universiteti Arkansas dhe Texas A&M, në SHBA, ky fenomen është përhapur shumë këto vitet e fundit, ku në 285 pula të testuara, 96% e tyre i kishin këto vija të bardha.

Sipas ekspertëve, këto shenja formohen pasi fermerët u injektojnë pulave antibiotikë që të rriten sa më shpejtë. Ata theksojnë se nuk përbëjnë asnjë rrezik për shëndetin e njerëzve, megjithatë këto pula nuk i kanë vlerat ushqyese si pulat e rritura normalisht.

Mishi i pulës është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitaminat B, hekur, vitamina B12, shumë të rëndësishme për organizmin.Burimi: Marie Claire.