Përse gjithë kjo garë e ndytë e portaleve kosovare, se cila më keq po e pasqyron rivierën e bukur shqiptare, që shumë media të huaja thonë se është “Perla e Ballkanit”?!.
Tituj bombastik nga më banalët si: “Ja çfarë lope doli sot në plazhin e Shëngjinit”, “Shikojeni qesen e zezë në detin e Velipojës”, “Ja çfarë gjallese u pa sot që tronditi pushuesit në Durrës”, “Shmanguni nga pushimet në jug të Shqipërisë” e plotë marrëzira të tjera portalesh.