Sport

Morata injoron Real Madridin

By FerizajPress

April 25, 2016

E ardhmja e Alvaro Moratas vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Real Madridi e ka mundësin që ta rikthej lojtarin në Santiago Bernabeu për 30 milion euro gjatë kësaj vere.

Por, reprezentuesi spanjoll, pas fitores ndaj Fiorentinës, u ka bërë me dije drejtuesve të Real Madridit se është shumë i lumtur te kampioni i Italisë.

“Unë luftoj për Juventusin, Juventus është ekipi im. Nëse unë të qëndrojë këtu? Ne do të shohim”, ka deklaruar Morata, përcjell AS. Gjithashtu, Morata ka zgjuar interesimin e disa skuadrave nga Premierliga.