Sport

Montella: Duhet t’i pranojmë vendimet e gjyqtarëve

By FerizajPress

March 11, 2017

Montella ka kërkuar falje për sjelljet e futbollistëve të tij në fund të ndeshjes, pas akordimit të penalltisë për Juventusin në minutën e 95-të.

Ai nuk ka kritikuar gjyqtarët për vendimet e marra, por ka thënë se këto vendime duhet pranuar.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi në fund të ndeshjes, kishte shumë tension pas penalltisë”, deklaroi fillimisht Montella.

“Ne duhet t’i pranojmë vendimet që merren në fushë, edhe nëse ato janë të vështira. Ne duhet të jemi të qetë”.

“Në pjesën e dytë kishim disa mundësi të mira, kam ndjesinë se edhe mund ta fitonim ndeshjen”, ka përfunduar Montella./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6