Disa orë më parë në një zonë të pasur të Londrës pati breshëri armësh nga xhami i një makine dhe viktima mund të kishte qenë këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova Rita Ora. Ajo kaloi në zonë duke shijuar një pije freskuese disa minuta para se personi që gjendej në makinë të hapte zjarr.
Personi ende i paidentifikuar hapi zjarr rreth orës 2 të drekës në Colville Gardens, W11, transmeton lajmi.net.
Sipas oficerëve të policisë nuk ka patur asnjë të lënduar.
Policia po vazhdon me hetimet pasi plumbat kaluan përmes një shtëpie në katin e parë.