Lajme

Mohon se ishte pjesë e ISIS dhe i përfshirë në rastin

By FerizajPress

April 26, 2017

“Mos u ngut, ngadalë-ngadalë ec. S`jemi për ngutë”, i ka thënë njëri prej policëve derisa e ka shoqëruar atë deri te karrigia e të akuzuarve.

Para Gjykatës, Halitin e ka sjellë akuza nga prokuroria për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist. Ai dyshohet se në vitin 2013-2014 është rreshtuar përkrah organizatës terroriste ISIS në Siri dhe ka qëndruar atje për disa muaj.

Ky është procesi i dytë gjyqësor, i cili po zhvillohet kundër tij për terrorizëm. Haliti është njëri prej të dënuarve në grupin e njohur si “Badovci”.