Lajme

Mogherini i bën presion Kosovës: Hiqeni taksën

By FerizajPress

January 08, 2019

Zyra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, kanë dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar sot me ekipin negociator kosovar të përbërë nga Fatmir Limaj e Shpend Ahemti.

Federica Mogherini në këtë takim i ka kërkuar palës kosovare edhe një  herë që të heqin vendimin për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

“Ky takim ishte për t’u njoftuar me përfaqësuesit e Kosovës në dialogun e Brukselit. Në këtë kontekst, përfaqësuesja e lartë ka përsëritur edhe një herë nevojën urgjente për të hequr vendimin për taksën, që është vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës vitin e kaluar”, thuhet nga zyra e Mogherinit.

Ndër të tjera në këtë njoftim është folur edhe për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet dy palëve për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë-Serbi.

Sipas zyrës së Mogherinit kjo kërkon një situatë që i kontribuon raporteve të mira ndër fqinjësore, respektim dhe implementim të marrëveshjeve, dhe shmangie të veprimeve dhe deklaratave të cilat nuk janë në përputhje me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjike.

Pas këtij takimi kanë nga Brukseli kanë folur edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Sa i përket heqjes së taksës, Limaj ka thënë se taksa do të hiqet pas arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë, që nënkupton njohjen reciproke, saktësisht njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia..

Lexo më shumë në: https://m.gazetaexpress.com/lajme/mogherini-i-ben-presion-kosoves-hiqeni-taksen-613691/?fbclid=IwAR15BmzsPrpi2JvhCJueApkJpAN91PXMNs2A7gWN5MxckvfRXLv6lZQJ95E?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright