Editorial

Mobilizohen edhe kompanit private në pastrimin e rrugëve

By FerizajPress

January 06, 2017

Ferizaj. 06.01.2017. Gjendja emergjente pas te reshurave të bores të cilat ende po vazhdojnë ka bërë që edhe kompanit private  të cilat posedojnë makineri, e sidomos ato që merren me rregullimin e rrugëve  të mobilizohen dhe të ndihmojnë në pastrimin dhe hapjen e rrugëve.

Një ftese të tillë i është përgjegjë edhe Kompania Begisholli ,e cila me makinerinë e vet po ndihmon në pastrimin e borës nga bora.

Por pas apelit të kryetarit të komunës  Muharrem Svarqa që të gjitha kompanit ferizajase që kanë makineri  adekuate të ndihmojnë në kalimin e kësaj situate,nëpër qytet  po edhe nëpër fshatra  janë vërejtur makineri të cilat po punojnë në hapjen e rrugëve.