Shtabi zgjedhor i degës së PDK-së në Ferizaj sot ka mbajtur një takim me strukturat udhëheqëse lokale dhe qendrore.
“Se forca jonë politike, Partia Demokratike e Kosovës është fituese e pa diskutim e zgjedhjeve parlamentare me Kryeministër Kadri Veselin është tashmë një fakt që po konfirmohet me mbështetjen e gjerë qytetare. Për të diskutuar mbi organizimin e brendshëm strukturor, modalitetet e qasjes dhe promovimit të ofertës sonë politike si dhe zgjerimit të mbështetjes për vizionin e PDK-së, duke mobilizuar strukturën organizative, sot dega jonë mirëpriti ekipin qendror të partisë të kryesuar nga deputetët Elmi Reçica, Blerta Deliu Kodra, ish ministrat Fehmi Mujota dhe Blerand Stavileci, ish këshilltari i kryetarit Veseli, Njazi Kryeziu si dhe Ilir Gashi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve” thuhet në komunikatën e PDK-së dega në Ferizaj.
Të pranishmit, anëtarë të shtabit zgjedhor të degës së PDK-së në Ferizaj me koordinator Luan Jahirin, pas referencave dhe diskutimeve që paraqitën mysafirët nga qendra, parashtruan pyetje, sugjerime dhe propozime të caktuara me qëllim pasurimin e platformës politike, garën fer dhe të bazuar në vlera të dëshmuara qytetare e profesionale si dhe rritjen e mobilizimit për fitoren e forcës sonë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Shtabi zgjedhor i PDK-së në Ferizaj ka konsoliduar radhët e tij me kuadro profesionale, të shpërndarë në departamentet përkatëse, organizim ky shumëfunksional që fitoren e forcës sonë politike e bënë të padiskutueshme dhe të thellë karshi forcave tjera politike, thuhet në komunikatën e lëshuar nga takimi i strukturave të PDK-së në Ferizaj