Lajme

MMPH shkarkon nga puna Bashkim Bekollin

By FerizajPress

August 18, 2016

Për shkak të angazhimit të tij në një biznes privat, Bashkim Bekolli, është “shkarkuar”, nga detyra si këshilltar dhe zëdhënësi i ministrit të liruar nga detyra, Ferid Agani.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës, kjo është në konflikt interesi dhe në këtë mënyrë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për “shkarkimin”, e Bekollit, pavarësisht se akoma nuk ka marrë një vendim zyrtar nga AKK.

Përmes një njoftimi për media, MMPH ka bërë të ditur se Bekolli që nga 1 gushti nuk është më në listën e pagave të kësaj ministrie.

Lexoni njoftimin e plotë të MMPH-së:

Pas publikimit të vendimit nga Agjencia Kundër Korrupsionit datë 17.08.2016 në Ëeb-faqen zyrtare, dhe më vonë edhe në mediat elektronike, se z.Bashkim Bekolli ka shkaktuar konflikt interesi, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ndonse nuk ka pranuar akoma zyrtarisht vendimin nga AKK, sqaron opinioni publik se z.Bashkim Bekolli ish këshilltar dhe zëdhënës i ministrit të liruar nga detyra z.Ferid Agani, nga data 01.08.2016 nuk është më në listën e pagave të MMPH-së.

Andaj rrjedhimisht kësaj z.Bekolli nuk është më pjesë e kabinetit dhe nuk ushtron asnjë detyrë funksionale në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.