Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mbështetur nga Qeveria Gjermane, përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot kanë lansuar “Grantin e Performancës – Mjedisi i Pastër”, me 7 milion euro për tri vitet e ardhshme për përkrahjen e komunave të Republikës së Kosovës, në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Gjatë kësaj konference, të pranishëm kanë qenë edhe sekretari i MMPH-së, Arben Çitaku, i cili ka prezantuar kriteret për të përfituar nga Granti i Performancës- Mjedisi i Pastër, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Mustafë Grainca etj.
Me këtë rast ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se sot është duke u lansuar projekti më i madh që është ndërmarrë deri më tash në fushën e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
“Në emër të përmirësimit të gjendjes se mjedisit në përgjithësi, dhe krijimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave ne veçanti, kemi ngritur një bazë ligjore në përputhje me direktivat e BE-së, e cila kërkon një vullnet politik nga te gjithë ne për zbatimin e saj”, deklaroi ministri Matoshi.
Ministri Matoshi, tregoi për kriteret e përcaktuar për komunat që do të jenë pjesë e “Grantit të Performancës – Mjedisi i Pastër”.
“ Granti që po lansojmë sot, do të ipet për komunat që tregojnë performancë të mirë sipas kritereve të përcaktuara, duke u nisur nga zbatimi i legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hartimi dhe miratimi i planeve menaxhuese të mbeturinave, zbatimi i udhëzimit për ndëshkime me gjoba mandatorë, eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave, krijimi dhe mirëmbajtja e zonave të gjelbra, ofrimi i shërbimeve cilësore në fushën e menaxhimit të mbeturinave, mbledhja dhe riciklimi i tyre etj”, tregoi ministri Matoshi.
Gjatë kësaj konference, është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve tri paleshe mes MMPH-së, GIZ dhe kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës.
E pranishme në këtë konferencë ishte edhe përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky.
“Gjermania është krenare për raportet afatgjate dhe të besueshme të krijuara me institucionet Kosovare në përmirësimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave në vend. Përmes Skemës se Grantit të Performancës – Mjedisi i Pastër, qëllimi jonë i përbashkët është të arrihen rezultate konkrete siç është më pak deponi ilegale dhe një mjedis më i pastër, të cilat ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve. Po në të njëjtën kohë, duke përmirësuar rolin e komunave si ofrues të shërbimeve, përgjegjësia e tyre ndaj qytetarëve është rritur në afat të gjatë. Jemi veçanërisht të lumtur që mund të bashkojmë burime nga të dyja qeveritë si ajo Kosovare dhe ajo Gjermane si dhe Bashkimi Evropian të arrijë rezultatet më të mira të mundshme.
Ndërsa shefi i Zyrës së BE-së për Bashkëpunim në Kosovë, Luigi Brusa gjatë kësaj konference tha se komunat me performancë më të mirë në menaxhimin e mbeturinave, meritojnë të shpërblehen.
“Projekti Granti i Performancës- Mjedisi i Pastër, është njëra ndër arsyet që na ka shtyrë neve që të përkrahim idenë e GIZ dhe qasjen e tyre që të shpërblejmë ata që punojnë më mirë. Pra të gjitha ato komuna që kanë bërë punën e tyre mirë dhe mbarë, dhe kanë përmirësuar situatën mjedisore në territorin e tyre, meritojnë të ndihmohen”, tha Brusa.
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Mustafë Grainca me këtë rast ka përshëdetur këtë nismë institucionale, duke falenderuar gjithashtu qeverinë Gjermane.
“Edhe një hapë i rëndësishëm, drejt krijimit të politikave, në funksion të ruajtjes se ambientit, për komunat tona. Sot u promovua nga MMPH, Granti i Performancës- Mjedisi i pastërt, për komunat e Republikës së Kosovës. Në emër të Ministrisë së Financave, përshëndeta këtë, nismë institucionale, duke falenderuar gjithashtu qeverinë Gjermane, për përkrahje të vazhdueshme financiare, për zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës sonë” ka thënë