Lajme

Mjet shpërthyes te Administrata Pensionale e Kosovës

By FerizajPress

September 27, 2016

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë njoftuar se në oborrin e Administratës Pensionale të Kosovës, është gjetur një mjet shpërthyes. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë larguar qytetarët nga vendi i ngjarjes dhe kanë bllokuar kalimin në afërsi të objektit të Administratës së Pensionistëve të Kosovës, siç kanë thënë, deri në kalimin e rrezikut.