Sport

Mjeku suedez i kërkon falje Ibrahimovicit, pasi e akuzoi për doping

By FerizajPress

April 09, 2016

Një ditë pasi e akuzoi për doping, ish-mjeku i Kombëtares së Atletikës në Suedi, Ulf Karlsson, i ka kërkuar ndjesë futbollistit të PSG-së, Zlatan Ibrahimoviç.

“Jam shprehur në mënyrë jo të saktë dhe të papërshtatshme për Ibrahimoviçin. Vetëm tani e kuptoj se ajo që thashë mund të interpretohet në një mënyrë ndryshe dhe më vjen shumë keq, nuk ishte qëllimi im. I kërkoj falja Zlatanit dhe të gjithë atyre që janë ndjerë të ofenduar nga deklaratat e mia”,-ka thënë mjeku për Agjencinë suedeze të lajmeve ‘TT’.

Një ditë më parë, ai tha se Ibrahimoviç ‘kur luante për ekipin e Juventusit shtoi 10 kg në 6 muaj, sipas meje ishte i dopuar’.

Deklarata e faljes nga ana e mjekut vjen në kohën kur agjenti i futbollistit paralajmëroi se do të hapte proces gjyqësor.