Ferizaj

Mjeku që kontrolloi Krivaqën: Kishte problem pasi përdori substanca na rkotike

By FerizajPress

August 26, 2021

Pas shumë veprave pe nale ndër vite, edhe njëherë po sillet para drejtësisë. Para trupit gjykues në një seancë të mbyllur për mediat, ka dal sot Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për privim nga jeta të 18-vjeçares nga Ferizaj Marigona Osmani.

Qysh në fillim të seancës, Krivaqa kishte kërkuar ndihmë mjekësore meqë sipas doktorit I cili e kishte kontrolluar pacientin, i njejti kishte shfaqur simptoma të depr esionit.

“Gjendja e pacientit ishte stabile, parametrat  vital   ishin në normë, pacienti  dukej  pak  në  gjendje depr esive dhe kjo dyshohet se është pasojë e përdorimit të substa ncave nar kotike që ai dje vet e ka pohu”, ka thënë për RTK-në, Astrit Hoxha, mjeku që e kontrolloi Krivaqën.

Ani pse për disa minuta seanca dëgjimore ishte ndërprerë, seanca ndaj tij vazhdoi.

Gjykata Themelore e Ferizajt pas disa orësh, konfirmoi kërkesën e prokurorisë themelore që ndaj të dyshuarit të merret masa e para burgimit për një muaj meqë, ka dëshmi të bazuara se i pandehuri D.K në bashkëkryerje ka kryer veprën pen ale vra sje e re ̈ndë.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pan dehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij. me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhu nën psi kike, pastaj edhe dhu në fiz ike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndj era ka ndërruar jetë.

RTK ka komunikuar edhe me avokatin e zgjedhur sipas detyrës zyrtare Admir Salihu, por ai ka thënë se klienti i tij është mbrojtur në heshtje.