Lajme

Mjeku kosovar operon pacientin serb, familjarët kërkojnë trajtimin në QKUK

By FerizajPress

April 07, 2016

Mjeku Haxhi Avdyli ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook që sapo ka kryer një operacion të një pacienti nga Graçanica, nga komuniteti serb.

Ndërhyrja është bërë në kafkë, pasi pacienti ka pësuar një aksident me biçikletë dhe për pasojë ka thyer kafkën dhe ka pasur gjakderdhje në të dy anët e trurit.

“Më bëri përshtypje vendosmëria e familjarëve ,që pacienti të operohet nga ne këtu në QKUK e të mos transportohet për më tutje. Edhe ky rast tregon që besimi në shëndetësinë kosovare por dhe mirëbesimi ndërnacional po rritet edhe te komuniteti serb”, ka thënë Avdyli.

Avdyli ka thënë se pacienti më tutje mbetet në trajtim intensiv sepse ka rreziqe të mëvonshme për që tash për tash i ka mbijetuar më të keqes.

Haxhi Avdyli është kryetar i degës së LDK-së në Prizren.

Ky është postimi i plotë i Avdylit:

[quote_box name=””]“Sapo kreva një operacion në kafkë të një pacienti nga Graqanica M.D , i komunitetit Serb i cili ka pesuar një aksident me bicikletë. Thyrje e ashtit të kafkës dhe gjakederdhje ne dy anët trurit të cilat u sanuan me sukses . Edhepse metutje mbetet në trajtim intenziv dhe ka rreziqe të mevonshme njëhere i shpetoi mē të keqes. Më bëri përshtypje vendosmëria e familjarëve ,që pacienti të operohet nga ne ketu ne Qkuk e të mos transportohet për mëtutje. Edhe ky rast tregon që besimi në shendetesinë Kosovare por dhe mirēbesimi ndernacional po rritet edhe te komuniteti Serb”.[/quote_box]