Lajme

Mjekët neurokirurgë te Spitali Amerikan në Kosovë kanë realizuar me sukses ndërhyrjen e parë neurokirurgjikale

By FerizajPress

September 18, 2018

Pacienti Zeke Haxhijaj i ditëlindjes 1941, i cili ishte diagnostikuar me gjakderdhje ne koke ju nënshtrua me sukses intervenimit kirurgjik,te cilin e ka përballuar pa asnjë problem.

Pas operacionit mjeket deklaruan se pacienti ka përmirësime te statusit neurologjike dhe gjendjes se përgjithshme.

Operacioni është kryer nga neurokirurgët e Spitalit Amerikan, Dr.Feti Ahmeti dhe Dr.Shefki Dragusha me ekipin përcjellës të këtij Spitali.