Ferizaj

Mjekët e profesorët futen në kategorinë e zyrtarëve që duhet ta deklarojnë pasurinë

By FerizajPress

December 10, 2021

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, u miratua kërkesa Ministrisë së Drejtësisë që në listën e zyrtarëve publik që deklarojnë pasurinë, të hyjnë në këtë mes edhe mjekët e licencuar dhe profesorët e universiteteve publike.

“Me këtë projektligj përmbyllet pako anti korrupsion. Ky projektligj mundëson deklarimin e pasurisë online.  Të dhënat do të jenë lehtësisht të regjistrueshme edhe në institucionet e tjera. Është bërë kategorizim i ri i zyrtarëve për deklarim të pasurisë. Në kategorinë e zyrtarëve publik janë shtuar mjekët e licencuar dhe profesorët e universiteteve publike’, tha zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.