Shëndetësi

Mjekët bëjnë thirrje që fëmijëve t’iu ndalohet përdorimi i “Hoverboards”

By FerizajPress

March 29, 2018

Hoverboards modern dërgojnë dhjetëra mijëra fëmijë në spital, ka zbuluar një studim i ri.

Lodrës, e cila mund të kushtoj afër 200 eurove, i është rritur popullariteti që kur u shpik pesë vjet më parë.

Por shkencëtarët kanë zbuluar tani se shumica e lëndimeve të shkaktuara nga hoverboards janë thyerje dhe shtrembërime, transmeton Indeksonline.

Ekspertët në Qendrën Mjekësore Weill Cornell, New York, vlerësuan se 25 mijë fëmijë u lënduan duke u rrëzuar nga lodra midis viteve 2015-2016.

Mjekët tani po bëjnë thirrje që prindërit të ndalojnë fëmijët e tyre të hipin në hoverboards dhe nëse ata e bëjnë një gjë të tillë, të kihet kujdes që të udhëzohen të përdorin helmeta dhe mbrojtëse dore e këmbe./Indeksonline/