Temperaturat e larta që po mbretërojnë këtyre ditëve kanë filluar të shkaktojnë problem të ata të cilët kanë sëmundje kronike
Një rast i alivanosjes ka ndodhur sot në mesditë në oborrin e Marketit “Viva” në rrugën Dëshmorët e Kombit kur një qytetar është përplasur për tokë pa vetëdije.
Menjëherë shumë qytetarë janë grumbulluar që ti ofrojnë ndihmë deri sa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ndihma e shpejt e cila ka marrë këtë person dhe e ka dërguar në emergjencën e mjekësisë primare në Ferizaj.
Mjeku kujdestar Doktor Milaim Krasniqi i tha FerizajPress se pacienti i cili është alivanosur në oborrin e marketit Viva është një rast epileptik dhe tani gjendet në emergjencën e mjekësisë primare në Ferizaj ku po trajtohet nga mjekët e kësaj qendre.
Krasniqi tha se ky pacient ka filluar të përmirësohet dhe gjendja e tij tani është stabile.
Gjithashtu mjekët kanë apeluar që të moshuarit ,fëmijët dhe të sëmurit kronik të reduktojnë lëvizjet gjatë kohës së ditës kur temperaturat janë të larta për t’i ikur rasteve të këtilla.