Ferizaj

Mjegulla vështirëson komunikacionin, policia bënë apel për përshtatje të shpejtësisë

By FerizajPress

November 10, 2018

Ferizaj.10.11.2018. Mjegulla e cila ditëve të fundit po bie në orët e mëngjesit po paraqet vështirësi edhe për drejtuesit e automjeteve. Në orët e mëngjesit, rreth orës 8:40 për shkak të shikueshmërisë së kufizuar në magjistralen Ferizaj-Shtimë, afër fshatit Koshare ka ndodhur një aksident komunikacioni. Në këtë aksident u përfshin një kamion dhe disa makina por për fat kjo kaloi kryesisht me dëme materiale. “Rreth orës 8:40 në magjistralen Ferizaj-Shtime ka ndodhur një aksident komunikacioni ku përveç dëmeve materiale edhe një person ka marrë lëndime të lehta i cili është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime” ka thënë zëdhënësi i policisë së Ferizajt, toger Agim Gashi. Ndryshe policia , në kuadër të aksionit për siguri në komunikacion ka shtuar edhe kontrollimet dhe njëherit apelon tek drejtuesit e makinave që të kenë kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë kushteve e sidomos në orët e hershme të mëngjesit kur nga mjegulla dukshmëria është shumë e kufizuar.