Ferizaj

“Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur”: 14 vjet nga deklarata historike e Bushit

By FerizajPress

February 17, 2021

George W. Bush dhe gruaja e tij Laura vizituan për herë të parë Shqipërinë me 10 qershor të vitit 2007, nga edhe bëri thirrje që populli i Kosovë mjaft është malltretuar dhe ka ardhur koha të jetë e pavarur.

Bushi qe Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kishte vizituar Shqipërinë. Atë kohë ai u prit nga Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha.

Atë ditë ai bërë një deklaratë politike shumë të fuqishme për Kosovën, e cila aso kohe ende nuk e kishte të definuar statusin e saj.

“Mjaftë është mjaftë, Kosova duhet të jetë e pavarur”, kishte thënë para 14 viteve në Shqipëri, Presidenti Bush.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, George Bush vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Amerikës.

Bush qe shprehur se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB’së, Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën.

Ky akt ndodhi në një të diele, në orën 15:39, kur atë kohë ish-kryeministri Hashim Thaçi do të lexonte deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, para deputetëve të pranishëm në Kuvend.

Me shpalljen e Kosovës shtet sovran, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj, dhe të cilat pasuan pa u vonuar, duke përfshirë këtu dhe aleatët ndërkombëtarë që i qëndruan krah vendit në kohët më të errëta.

Ishte atëbotë, presidenti amerikan George W. Bush, i cili dha lajmin se shteti më i fuqishëm në botë, Amerika, po e njeh edhe të pavarur shtetin e Kosovës.

‘’Të dielën populli i Kosovës shpalli pavarësinë e tyre. Ata kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për njohjen diplomatike dhe dje Shtetet e Bashkuara kanë njohur zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova është e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të demokracisë duke përfshirë edhe lirinë dhe tolerancën e drejtësinë për qytetarë e të gjitha përkatësive etnike. Këto janë parime që dinjiteti, nderi njerëzor, janë vlera që Amerika kërkon’’, kishte deklaruar George W. Bush.