Misteri i fotografisë së bërë në Shqipërinë e vitit 1940

By FerizajPress

June 02, 2016

Përmes kësaj fotoje, profesori jep një mesazh të fortë për jetën që përfaqësohet nga fëmija dhe vdekjen që gjendet poshtë këmbëve të vogëlushit.

Postimi i Gjokutajt:

Foto e bërë në vitin e largët 1940 në varrezat e Bogës. Vras mendjen pse më josh kjo fotografi.

Imazhi i varrezave ngjall gjithnjë emocion: vdekje, dhimbje, mall… Gurë varri dhe kryqe, përkohësi dhe përjetësi…

Në këtë foto kuptime të tilla mbeten në periferi. Në plan të parë del fëmija. Jetim? Tek varri i nënës? Varfëri… Kryqi në dorën e tij dhe lodrat në duart e fëmijëve sot… Kush ishte dhe ku është, në se është? Nga vijmë e ku shkojmë?…

Ndruaj se, po të ishte bërë me teknikat e sotme dhe me ngjyra, nuk do të më ngashënjente kaq shumë. Mbingopje nga fotografia e celularëve? Epërsi e teknikave të vjetra? Apo ligështim nga rrjedhja pa mëshirë e kohës?…

The post Misteri i fotografisë së bërë në Shqipërinë e vitit 1940 appeared first on Lajminet.