Ferizaj, 22 shkurt 2017 : Organizata humanitare MOW, sot gjatë një takimi me qytetarët e Ferizajt sot bëri prezantimin e programit dhe njëkohësisht hapi edhe zyrat e saj në këtë qytet.
Valon Blakaj drejtor i këtij misioni me këtë rast ritheksoi përkushtimin e kësaj organizate ndaj familjeve të margjinalizuara dhe pa përkujdesjje shëndetësore.
“Të egzistoj një shpirt humanizmi ndërmjet qytetarëve,dhe të solidarizohemi me familjet e margjinalizuara dhe që janë pa perkujdesje shëndetësore dhe sociale” u shpreh Blakaj.
MOW, si organizatë është themeluar më 1988 nga Gerhard Jan Rötting dhe ushtron veprimtarinë humanitare në Ukraine, Rumani, Shqipëri dhe Kosovë.
Kjo organizat është në kuadër të “Mission Ost-West” dhe numëron nën përkujdesjen dhe patronazhin e saj rreth 75 familje në territorin e Republikës së Kosovës.
Koordinator për Ferizaj dhe Kaçanik këtij misioni është Fisnik Abedini ndërkaq asistent i tij u zgjodh Artan Tahiri. Zyret e saj gjenden në Istog, Prishtinë, Ferizaj dhe Kaçanik.
Mbështetjen dhe përkrahjen e vet ndaj kësaj organizate gjatë këtij takimi e shprehen edhe OJQ-të lokale të cilat ishin prezente.