Ferizaj

Mirosala kthen traditën me buzëqeshjet e fëmijëve, mbanë garat e skijimit në fshat

By FerizajPress

January 13, 2019

Sot në fshatin Mirosalë të Ferizajt u mbajtën gara në skijim të organizuara nga vetiniciativa e qytetarëve mirosalas. Kêto gara u organizuan në kodrinën e quajtur “Kryet e Ares” ku morën pjesë garues nga mosha 7 vjeçare deri në moshën 50 vjeçare të cilët garuan sipas grupmoshave.

Për fituesit e tri vendeve të para u ndanë mirënjohje dhe shpërblime të sponzorizuara nga kompania e ujit MIROS. Kishte pjesëmarrës si tifoz edhe nipa e mbesa dhe banorë te fshatrave të rrethit. “Ishte nje garë e shkëlqyer. Ata fëmijë dinin qëllimin e garës, respektonin rendin dhe rregullat e garës dhe gjatë tërë kohës nuk mungoi buzëqeshja në fytyrat e tyre. U morën qëndrimet që kjo garë të jetë tradicionale për çdo vit. Organizimi i garës përfundoi solemnisht me ndarjen e mirënjohjeve dhe kaloi pa asnjë incident falë organizatorëve dhe bashkpërkrahësve.

Këto gara u zhvilluan edhe viteve tjera në këtë fshat por ka pasur edhe raste edhe në fshatrat tjera rrëzë maleve.

Fituesve u urojme suksese Për Ferizajpress bashkpunëtori Prof Agim Bytyqi Anëtar i këshillit organizativ