Ferizaj

Mirënjohje për bashkatdhetarin Avdyl Hamza

By FerizajPress

August 02, 2017

 

Ferizaj.02.08.2017. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa nderoi sot me mirënjohje bashkatdhetarin Avdyl Hamza, i cili punon në Gjenevë të Zvicrës.

Ky bashkatdhetar gjatë muajit korrik solli një kontigjent me inventar shkollor për shkollat e Ferizajt, kontribut i tij dhe i bashkatdhetarëve të tjerë në Zvicër.

Kryetari Svarqa i falënderoi me këtë rast të gjithë bashkatdhetarët për kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe u bëri thirrje për kultivimin dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të mërgatës me vendlindjen.