Ferizaj

Mirënjohje, deputetëve ferizajas të Kushtetutës së Kaçanikut

By FerizajPress

September 07, 2020

Sot e 30 vjet më parë, nuk ishte aspak e lehtë të artikulosh pavarësinë e të ndërtosh themelet e Kushtetutës së Kosovës, Kuvend i cili u mbajt në Kaçanikun e legjendave e gjurmëve të lashta të historisë më 7 Shtator 1990.

Ferizaj pati deputetët Ali Shahini, Binaze Jashari, Shaban Hashani, Muhamet Shabani, Nazmi Fejzullahu e Ismajl Sahiti, që me guxim qytetar dhe politik, sypatrembur, mbrojtën themelet e shtetësisë në ngjizje të Kosovës.

“Sot, në këtë jubile të 30-të, nderova me mirënjohje institucionale, këta burra e gra që në pikun e vlimeve për komb e atdhe u rreshtuan guximshëm në anën e drejtë të historisë! Mirënjohje e respekt pafund!” ka shkruar kryetari Aliu