Sport

Mirel Josa i lumtur me fitoren e Prishtinës në Ligën e Evropës

By FerizajPress

July 05, 2018

Kryeqytetasit kanë shkëlqyer në këtë takim duke mos rrezikuar dështimin në asnjë moment.E pas kësaj fitore historike, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka folur për ndeshjen. “Cilësia e lojës ishte më e mirë, duke marrë parasysh shumë faktorë. Nuk dua të justifikohem për ndeshjen e parë. E kam thënë që niveli i skuadrës duhet të ngritët nga java në javë”, deklaroi Josa. “Loja e ekipit po përmirësohet nga java në javë. Skuadra ishte në lojën e vet”, shtoi strategu shqiptar. “Ne i shërbyem futbollit të Kosovës, ashtu si edhe Drita”, u shpreh ai. Në raundin e parë të Ligës së Evropës, Prishtina do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Fola.