Ferizaj

Miratohet vendimi për ndarjen e subvencioneve në shumë prej 268 mijë euro

By FerizajPress

January 31, 2017

Në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Ferizajt, është miratuar vendimi për ndarjen e subvencioneve në fushën e bujqësisë në shumë prej 268.000.00 euro.

Miratimi i këtij vendimi nuk kaloi pa diskutime.

Mustafë Grainca nga PDK, tha se nuk janë kundër subvencioneve mirëpo janë kundër padrejtësive që po bëhen në këtë lëmi. Ai kërkoi që të rritet buxheti për bujqësi.

Ilir Orllati nga PDK, kërkoi që në Kuvend të sillet lista e përfituesve të subvencioneve ngase shpesh përfitues të subvencioneve të drejtorisë së bujqësisë janë edhe njerëz që jetojnë në diasporë.

Ndërsa Arta Tahiri nga LDK, theksoi se komuna e ka mbështetur shumë bujqësinë, transmeton Televizioni Tema.