Kuvendi i Komunës së Ferizajt me shumicë votash ka miratuar buxhetin e Komunës së Ferizajt në vlerë prej 46,013,006 €.
Në këtë mbledhje ka marrë pjesë Kryetari i Komunës, Agim Aliu, kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, drejtorë të drejtorive komunale, por edhe anëtarë të kuvendit.
Në fjalën e tij, Kryetari Agim Aliu, ka thënë se në agjendën e sotme të punës së Kuvendit të Komunës, në shqyrtim e diskutim, është dokumenti themelor i qeverisjes lokale, bazë e cila paraqet pikënisjen e punëve publike dhe dobisë së drejtpërdrejt për qytetarët, Projektbuxhetin për vitin 2025 si dhe projeksionet e hershme për vitet pasuese.
“Dokumenti që paraqitet para jush, është një pasqyrë që reflekton kërkesat e qytetarëve, projeksionet zhvillimore e nismat konkrete për Ferizajn që meriton secili ferizajas.“Natyrisht, ky projektbuxhet për vitin 2025, në kufijtë e mundësive të saj, paraqet kulmimin e nevojave më të domosdoshme, zgjidhjeve të duhura, projekteve nga të cilat, buroi e po vijon, vala e pandalshme e transformimit rrënjësor të gjithë qytetit tonë, fshatrave tona, çdo lagje e çdo vendbanimi.
Andaj, në lartësinë e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë para qytetarëve, paraqesim brenda kësaj kornize, dhjetëra projekte, nisma, ide të përkthyera në sipër marrje institucionale, që shumëfishojnë mundësitë, mirëqenien e përparimin e Ferizajt e ferizajasve.
Përtej fjalëve e fjalive në varg, përtej shifrave të çdofaqshme të këtij dokumenti, reflektohet vizioni, energjia, guximi e cilësitë profesionale të qeverisjes sonë, për të garantuar shërbime e punë publike, cilësore e madhore për qytetin e fshatrat tona”, ka thënë Kryetari Aliu përderisa ka shtuar se Ferizajasve edhe sot, përmes kësaj ngrehine financiare vjetore, përmes projektbuxhetit të vitit 2025, i themi se PO: kemi edhe shumë ide, shumë nisma, pashterrshëm energji për ta bërë edhe më të begatë Ferizajn tonë.
“Janë mbi 100 projekte të rëndësisë kapitale, ato që përbëjnë faqet e këtij volumi para jush sot, të cilat të shtrira në kohë e në përllogaritje financiare, janë garancia e një Ferizaj krejt të sigurt, të palëkundshëm e të pandalshëm, në rrugën që kemi nisur për transformimin e madh e të shumanshëm. Buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2025, arrin lartësinë në vlerën totale 46,013,006.00€ e që ndarë vetëm në fushën e investimeve kapitale kemi 12,328,834.32€ për projektet kapitale të Komunës së Ferizajt për vitin kalendarik 2025.Përtej një akti formal, vendimmarrja për projektbuxhetin e vitit 2025, vesh me përgjegjësi dhe vendos në kalendarin e punëve publike, prioritetet e qytetarëve në 365 ditët e ardhshme.Në kushte të tilla të vendimmarrjes së drejtpërdrejt për interesin e qytetarëve, jam besimplotë në autorizimin ligjor që do të marr nga ju, ky dokument sot. Me kujdesin më të plotë për shpenzimin e parasë publike, me qasje gjithëpërfshirëse, duke u shërbyer me analizë e konsultë publike, në këtë projektbuxhet, gjen veten secila kategori e shoqërisë, secili komunitet në secilën lagje e fshat përgjatë gjithë territorit tonë.
Në këtë mandat qeverisës, fokusi i skuadrës sonë qeverisëse, është përqendruar në projekte të gjelbërta, duke ndërmarr nisma transformuese, projekte që i japin dimension të ri hapësirave publike në Ferizaj, si pjesë e planeve investuese të Komunës së Ferizajt”, tha Aliu.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në fjalën e tij ka përmendur edhe një sëre projektesh siç është rregullimi i Parkut “Liria”, rregullimi i Parkut në Kodrën e Sherreteve që tashmë kanë marr formën e po jetësohen disa-ditës.
“Qeverisja jonë, tash e disa vite, po zbaton edhe konceptin e miniparqeve, të cilat janë dëshmuar si zgjidhje të pëlqyeshme dhe tejet të nevojshme për komunitetin, kudo ku ato janë rregulluar deri më tani, për të vijuar edhe në vitin 2025 me rregullimin e disa prej tyre si në fshatin Prelez dhe Slivovë, si dhe mbjelljen e drunjve dekorativ, që vargun e shumëfishuar të investimeve në të gjelbërtën ta pasurojmë vazhdimisht.
Sa i përket infrastrukturës rrugore, kemi përgatitur gjithashtu një tablo të projekteve të reja, me ndikim të drejtpërdrejt për zhvillimin e përgjithshëm të Ferizajt.
Vepra që ka marr përmasa identitare për Ferizajn, në gjithë vendin, nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni Policor, do të vijoj me punën e pandalshme në hapjen e segmenteve të reja rrugore, për t’u përfunduar në tërësi si një vepër publike e transformimit të madh të Ferizajt, si një vlerë e shtuar e zhvillimit të hovshëm e të gjithanshëm të Ferizajt. Punët transformuese infrastrukturore do të prekin edhe arteriet kryesore rrugore të qytetit si rikonstruktimi i rrugës “12 Qershori”, rrugëve “Besim Rexhepi” dhe “Rizah Matoshi”, rikonstruktimi i rrugës “Bedri Asllani” afër Nënkalimit të Ri, rikonstruktimi i rrugës dhe parkut tek Stacioni i Policisë në Ferizaj.
Po kështu, investimet do të orientohen edhe në vijimin e punëve në rikonstruktimin e rrugës “Tahir Sinani” ku tashmë veçse kemi filluar, për të kulmuar edhe me projektin e asfaltimit të rrugicave të qytetit, një projekt i rëndësisë së veçantë që e transformon në afatgjatë infrastrukturën rrugore të qytetit.
Projektet e rregullimit të infrastrukturës rrugore, do të shtrihen edhe në zona rurale, fshatrat e Ferizajt si projektet për asfaltimin e rrugëve në Zaskok, Mirash, Dremjak, Cërnillë, Surqinë, Rahovicë e Talinoc i Muhaxherëve”, tha Aliu.
U tha se janë paraprë edhe shumë investime në infrastkturën nëntëskore, ujësjllës dhe kanalzlim si dhe hapjen e puseve për një mori fshatrash.“Në këtë kuadër, projekte madhore për trajtimin e ujërave të zeza, e të cilat përfshihen në planet tona investive janë edhe Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza – për të cilën kemi arritur edhe dakordimin me BERZH-in si dhe projekti për ndërtimin e kolektorit nga Lagja e Qiraxhinjve në Nikadin deri në Gurëz”, tha Aliu.
Kryetari Aliu, ka folur edhe për investimet në shëndetësi dhe mirëqenie sociale, në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit, shërbimet publike, në planin e investimeve për bujqësi, zhvillimin ekonomik dhe turizmin, por edhe në fushën e administratës, pronës, kadastrit e gjeodezisë.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, poashtu ka thënë në ky projektbuxhet, ngërthen idetë e qytetarëve, kërkesat e tyre që derivojnë nga konsultimet publike, ngërthen vizionin tonë, analizën e vlerësimin e profesionistëve, që të vazhdojmë t’i japim Ferizajt, dimensione të reja zhvillimi duke hapur çdo ditë me punën tonë, shtigje të reja mundësish për të gjithë.